Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Griezmanni në shitje

Barcelona është e gatshme ta shesë Antoine Griezmannin. Mediat spanjolle kanë raportuar të shtunën se drejtuesit e klubit janë në pritje të ofertave për sulmuesin francez.

Trajneri Ronald Koeman nuk llogarit në shërbimet e 30-vjeçarit, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë sezon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krerët e klubit spanjoll thuhet se do të kërkojnë mbi 60 milionë euro dëmshpërblim për Griezmannin.

Griezmanni këtë sezon në të gjitha garat me Barcelonën ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 12 asistime.

Ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2024.