Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona kërkon 100 milionë euro për Griezmannin

Foto: Reuters

Barcelona planifikon të shesë sulmuesin francez Antoine Griezmann në verë dhe kërkon së paku 100 milionë euro nga shitja e tij, ka bërë të ditur gazeta “Sport” të dielën, transmeton Koha.net.

Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini kanë shprehur interesim për Griezmannin.

Griezmann u transferua te Barcelona verën e kaluar nga Atletico Madridi. Mirëpo, te Barcelona nuk e shohin atë pjesë të rëndësishme të skuadrës. Griezmann këtë stinor ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar katër tjerë.