Skuadra e Juventusit është futur në garë për sulmuesin Antoine Griezmann, ka raportuar “Mundo Deportivo” të martën. Bëhet e ditur se ekipi italian po synon transferimin e Griezmannit në fund të këtij edicioni, pasi Atletico Madridi nuk e ka ndërmend ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij.
Francezi është në vitin e tij të dytë të huazimit tek Atletico, që duhet të paguajë 40 milionë euro për transferimin e përhershëm të Griezmannit nga Barcelona. Te Juventusi janë të gatshëm të ofrojnë një shumë të tillë për 31-vjeçarin, i cili ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024.
Këtë edicion, Griezmann ka shënuar tre gola në tetë paraqitje në të gjitha garat.