Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Griezmanni mbetet tek Atletico

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, do të mbetet pjesë e Atletico Madridit edhe pas përfundimit të sezonit aktual. Sajti “Sports” ka njoftuar të enjten se Atletico ka vendosur ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së Griezmannit nga Barcelona për 40 milionë euro.

Griezmann u huazua tek Atletico para fillimit të këtij sezoni dhe deri më tani, ai ka shënuar tetë gola në 34 paraqitje në të gjitha garat.

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, është i kënaqur me francezin dhe ka kërkuar ta ndalë në ekip. 31-vjeçari iu pati bashkuar Barcelonës në vitin 2019 nga Atletico, por nuk e dëshmoi veten me katalonjasit. Ai me Barçën ka kontratë deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm