Sport

PSG-ja hyn në garë për Pogban

Paris Saint-Germaini i është bashkuar garës për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Sipas “Daily Star”, trajneri Mauricio Pochettino e pëlqen francezin dhe dëshiron ta transferojë.

Pogba që nuk e ka vazhduar ende kontratën me “Djajtë e Kuq”, është përfolur se do të largohet.

Ai ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2022. Interesim për 27-vjeçarin ka shprehur edhe Juventusi.