Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi debuton me supergol tek Inter Miami

Lionel Messi ka debutuar si superyll tek Inter Miami. Në minutën e 94-t, argjentinasi shënoi supergol nga goditja e dënimit për fitoren 2:1 të Inter Miamit ndaj Cruz Azul të Meksikës.

Ndeshja i takoi “Leagues Cup”, garës së klubeve të MLS-së të SHBA-së dhe ligës meksikane.

Messi u aktivizua në minutën e 54-t, ndërsa vendosi sfidën me golin e bukur. Ai u prezantua ditë më mirë te skuadra amerikane.

Messi menjëherë ka bërë dallimin dhe kështu ka dëshmuar se prej tij priten gjëra të mëdha.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u transferua te skuadra amerikane këtë verë pas largimit nga PSG-ja. Ka kontratë dyvjeçare me vlerë afro 150 milionë euro.

Edhe Gol e asistim nga Messi për fitoren e parë të Inter Miamit në stadiumin e ri Futboll 2 muaj më parë Gol e asistim nga Messi për fitoren e parë të Inter Miamit në stadiumin e ri