Mesfushori i Barcelonës, Arthur Melo, raportohet se ka shkelur protokollin e La Ligas, duke ardhur në stërvitje me vetura të ndryshme, raporton gazeta “AS”.
Sipas protokollit, që i është dërguar lojtarëve, i është thënë të vijnë në komplekse stërvitore nga shtëpia duke e përdorur veturën e njëjtë. Arthuri nuk i është përmbajtur kësaj rregullore. Ai në stërvitjen e të premtes erdhi me Range Rover, ndërsa të hënën me Ferrari.