Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ter Stegen, në dyshim për ndeshjen ndaj Atleticos

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, nuk ka stërvitur me grupin të premten në “Ciutat Esportiva”, dhe paraqitja e tij të dielën kundër Atletico Madridit është në dyshim.

Barcelona e pret Atletico Madridin në ndeshjen e xhiros së 15-të, që luhet në orën 21:00.

Ai nuk ka stërvitur tash e dy javë, qëkur u rikthye nga angazhimi me Gjermaninë. Ai ka dhimbje në shpinë.

31-vjeçari ka zhvilluar 17 paraqitje në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve. Vlerësohet si një prej pikave më të forta të Barçës.

Artikuj të ngjashëm