Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mendy mbetet në paraburgim deri më 24 janar

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy 27-vjeçar, do të mbetet në paraburgim deri më 24 janar.

Gjykata në Chester të Anglisë, të premten e ka mohuar kërkesën për lirim me kusht të Mendyt. Tjetër seancë gjyqësore do të mbahet më 15 nëntor.

Gjykimi i tij do të bëhet më 24 janar dhe mbrojtësi nuk do të jetë i lirë deri atëherë.

Mendy akuzohet për katër raste të përdhunimit dhe një tjetër sulm seksual. Një nga viktimat thuhet të ketë qenë e mitur.