Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mendy lirohet me kusht

Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është liruar me kusht para gjykimit për akuzat për përdhunim.

27-vjeçari Mendy, i akuzuar për sulmin mbi pesë femra ndërmjet tetorit të vitit 2020 dhe gushtit të vitit 2021, u lirua me kusht të premten në gjykatën e “Chester Crown”.

Francezi ka qenë në paraburgim për 134 ditë, qëkur u arrestua më 26 gusht vitin e kaluar.

Lirimi me kusht për Mendyn është mundësuar deri më 24 janar, kur do të ketë seancë tjetër dëgjimore.

Mendy ka luajtur për Manchester Cityn prej vitit 2017-të, kur u transferua nga Monaco për 52 milionë funte.

Ai është suspenduar nga klubi.