Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, do të dalë në gjyq si i akuzuar për tetë raste të përdhunimit. Atij iu ngarkua edhe një akuzë shtesë.
Pretendimi i fundit për përdhunim është raportuar vetëm të mërkurën.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën deklaroi se nuk është fajtor muajin e kaluar, përveç akuzës së fundit, me të cilën është ngarkuar të mërkurën.
27-vjeçari Mendy po ashtu ka mohuar të ketë bërë sulm seksual dhe tentim për përdhunim.
Të gjitha akuzat që janë bërë në drejtim të tij, për adresë kanë shtëpinë e futbollistit, nga tetori i vitit 2018-të deri në gusht të vitit të kaluar kur u suspendua nga City.
Mendy pritet të dalë në gjyq më 27 korrik, bashkë me të akuzuarin tjetër, Louis Saha Matturie.