Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Menaxheri i Lautaros takohet me Realin e Atleticon

Ylli argjentinas i Interit, sulmuesi Lautaro Martinez, e dëshiron kalimin në Spanjë. Një gjë e tillë edhe mund të ndodh, pasi gazeta spanjolle “Marca”, ka raportuar të shtunën se menaxheri i sulmuesit ka takuar zyrtarët e Real Madridit dhe Atletico Madridit për një kalim të mundshëm.

Përderisa Interi nuk dëshiron ta shesë atë, ata mund të shkojnë drejt një periudhe të vështirë financiare, dhe të dorëzohen në luftën për ta mbajtur në ekip nëse vjen ndonjë ofertë e madhe në drejtim të tij.

Por, Reali prioritet e ka Erling Haalandin, ndërsa Atletico nëse dëshiron ta marrë në ekip Lautaron, duhet ta lirojë Luis Suarezin