Nuk ka mënyrë se si të shpjegohet rritja e xhevahirit Ardon Jashari. 20-vjeçari ishte duke luajtur te Luzerni U21 në dimër dhe brenda gjashtë muajsh, është bërë figurë kyçe për trajnerin Mario Frick.
Jashari e ka vendin e titullarit të garantuar nga trajneri i tij dhe brenda pak vjetësh, ai mund të luajë në top 5 ligat më të forta evropiane, ka shkruar të premten gazeta zvicerane “Blick”.
Jashari ka zgjuar interesimin e skuadrave
Është e qartë se një lojtar i tillë dëshirohet në treg. Dhe kur marrëveshjet bëhen dhe paratë premtohen, menaxherët nuk janë larg. Në verë, Jashari e vazhdoi kontratën me Luzernin deri në qershor të vitit 2026. Menaxher i tij është Agron Krasniqi.
Por, ai tani është i përjashtuar dhe nuk mund të hyjë në stadiumin e Luzernit, shkruan gazeta e madhe zvicerane.
Edhe
Jashari nuk e ka të sigurt rikthimin te Zvicra
Në letrën që “Blick” e ka parë, FC Luzerni nuk ka dhënë arsye për dënimin e tij. Ky dënim është dhënë nga kompania “Luzern Holding AG”, që ka shumicën e aksioneve. Në rast se reziston, Krasniqi mund të arrestohet për shkelje. Ky ndalim do të zbatohet menjëherë, brenda dhe përreth zonës së stadiumit.
Christoph Graf, president i Shoqatës së Menaxherëve të lojtarëve në Zvicër ka thënë: “Jam i vetëdijshëm për dënimin për stadium që i është dhënë Agron Krasniqit. Nëse Krasniqi do të sillej si duhet, Bernhard Alpstaeg, nuk do ta nxirrte këtë dënim”.
Krasniqi kërkon respekt
Kur u pyet, Krasniqi ka thënë se nuk ka asgjë për të thënë rreth kësaj çështjeje. Ai ka kërkuar për mirëkuptim dhe respekt. FC Luzerni nuk ka dashur të komentojë dënimin po ashtu. I heshtur është edhe Jashari. Dhe, Bernhard Alpstaeg nuk dëshiron të thotë asgjë ani pse është pyetur.
Edhe
Trajneri i Luzernit pret shumë nga Ardon Jashari
Nga njerëz të afërt me Luzernin thuhet se Alpstaeg është përkujdesur personalisht për Jasharin dhe familjen e tij për kohë të gjatë, dhe e ka ndihmuar futbollistin, dhe mbi të gjitha, për të gjetur profesion.
Krasniqi nuk do të lejohet të hyjë në stadiumin e Luzernit, por ai mund ta përkrahë klientin e tij kur skuadra luan jashtë. Të shtunën, Luzerni luan në udhëtim te Winterthuri.