Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E ardhmja e Jasharit plotësisht e paqartë

E ardhmja e Ardon Jasharit në futboll është plotësisht e paqartë. Kështu ka shkruar gazeta e madhe zvicerane, Blick, të hënën. Jashari 20-vjeçar, zyrtarisht është pjesë e Luzernit. Por mbetet të shihet nëse do të luajë më për këtë skuadër.

“Disa ditë më parë ishte skenar i pamenduar që Luzerni vullnetshëm do të paraqitej pa Ardon Jasharin. E ardhmja e 29-vjeçarit është plotësisht e paqartë pas incidenteve të fundit”, ka shkruar “Blick”.

Gazeta me ndikim në Zvicër e ka lënë përgjegjës edhe Jasharin për situatën e krijuar. Ai së bashku me këshilltarët, Mathias Walther dhe Agron Krasniqin, sipas “Blick”, kanë vënë bast të rrezikshëm. Kanë arritur marrëveshje me Baselin, që vetëm më pas ka kontaktuar Luzernin për t’i bërë ofertë.

Kjo u pranua rëndë nga Luzerni, që Jasharit ia mori shiritin e kapitenit. Dhe në fundjavë luajti pa futbollistin shqiptar në ekip.

Situata u bë më e rëndë pas intervistës së Jasharit në “Luzerner Zeitung”, ku ai kërkoi të kalonte te Baseli.

“Në vend se të jetë lojtar i ri i Baselit, Jashari nuk është aktualisht pjesë e skuadrës së Luzernit. Një vit e gjysmë ai ishte i rregullt në formacionin startues. U bë lider, kapiten i skuadrës dhe mori biletën për Kupën e Botës me Zvicrën”, ka shkruar “Blick”.

Edhe Ardon Jashari thotë se është “pak i zhgënjyer” Futboll 2 j. më parë Ardon Jashari thotë se është “pak i zhgënjyer”

Trajneri Mario Frick, që e ka përkrahur shumë Jasharin, është i dëshpëruar me të. Ai ka thënë se futbollisti duhet të bëjë hap drejt skuadrës. Por ka pak gjasa që kjo të ndodhë. Kalimi në ndonjë klub jashtë Zvicrës mund të jetë zgjidhja. Aktualisht për Jasharin nuk ka ndonjë ofertë nga klube jashtë Zvicrës. Dhe sjellja e lojtarit në ditët e kaluara nuk i shkon në favor.

“Kështu Jashari nuk përballet me javë të panjohura, por pa pritur përballet me të ardhme të panjohur. Disa ditë më parë ky ishte një skenar plotësisht i pamenduar”, ka komentuar gazeta zvicerane.