Presidenti i Luzernit, Stefen Wolf ka thënë se llogaritin në mesfushorin shqiptar, Ardon Jashari. Ai pret nga Jashari të jap gjithçka për Luzernin. Zyrtarisht, klubi ka arsyetuar mungesën e Jasharit në ndeshjen e parë kundër Winterthurit të shtunën.
Nga klubi i Luzernit është thënë se Jashari nuk është në formë. Luzerni dhe Winterthuri barazuan pa gola në ndeshjen hapëse të Superligës zvicerane.
Dijon Kameri ??????(2004) with the fifth!
— Football Report (@FootballReprt) July 23, 2023
?️ @FootColicpic.twitter.com/6HzfaiF9gW
“Unë pres që ai të japë gjithçka për Luzernin dhe të arrijë në një nivel të lart fizik, në mënyrë që të integrohet sa më shpejtë në ekip”, ka thënë Wolf.
Jashari ditë më parë bëri të ditur se dëshira e tij është që të transferohet te skuadra e Baselit. Por, kalimin te skuadra e Baselit nuk e lejoi Luzerni, që vendosi t’ia heq shiritin e kapitenit. Baseli ka respektuar vendimin e Luzernit. Më herët është raportuar se Luzerni kërkon pesë milionë franga për Jasharin. Jashari ka kontratë me Luzernin deri në qershor të vitit 2026. Prej tij pritet shumë në të ardhmen. Ai ishte pjesë e Zvicrës në Botërorin në Katar. Për Përfaqësuesen seniore te helvetikëve ka luajtur dy ndeshje, ndërsa shtatë ndeshje i ka të zhvilluara për Përfaqësuesen U21 të Zvicrës.