Sport

Mehmeti: Duhet të punojmë më shumë për t’u përmirësuar para portës

Erëleta Mehmeti

Futbollistja e Kosovës, Erëleta Memeti ka thënë se u ka munguar fati në përballjen kundër Shqipërisë.

Kosova humbi 3:1 të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2023.

“Në pjesën e parë nuk kemi pasur shumë energji, kurse në pjesën e dytë kemi hyrë më të motivuara. Jemi munduar deri në fund, por na mungoi fati për të fituar. Duhet të punoj edhe shumë, pasi po dalim para portës shpesh, por nuk po mund të arrijmë të shënojmë. Na duhet përvojë për t’u përmirësuar edhe para portës”, ka thënë Memeti.