Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mee pranë Brentfordit

Ish-kapiteni i Burnleyt, Ben Mee është pranë kalimit te Brentfordi.

“The Guardian” raporton se 32-vjeçari do t’i bashkohet Brentfordit si lojtar i lirë. Nga Burnley, mee u largua pas 11 vjetësh. Ai ka refuzuar dy oferta nga dy skuadra të Premier Leagues.

Mbrojtësi karrierën si profesionist e ka nisur në Manchester City, ndërsa nga gjiganti anglez u huazua dy fillimisht te Leicester City e më pas te Burnley para se t’i bashkohej këtij të fundit përfundimisht në vitin 2012.

Anglezi më herët ka luajtur edhe për U-21 e Anglisë.