Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mediat në Tiranë raportojnë se Sylvinho po e vëzhgon Gërxhaliun

Amar Gërxhaliu mund të jetë lojtari i radhës që do t’i bashkohet Shqipërisë. Mbrojtësi i Antalyasporit është duke u vëzhguar nga Sylvinho, ka raportuar të enjten “Panorama Sport”.

Qendërmbrojtësi shtatlartë ka qenë pjesë e Kosovës për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”, atë kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë në qershor. Por ai nuk luajti në asnjërën prej ndeshjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në shtator luajti për Kosovën U21 një ndeshje, ndërsa më herët ka luajtur një ndeshje për U18 të Shqipërisë.

Shqipërisë më herët iu bashkuan edhe Mirlind Daku e Arbnor Muja. Daku e Muja u larguan drejt Shqipërisë, pasi nuk gjetën hapësirën e kërkuar te Kosova. Largime nga Kosova në drejtim të Shqipërisë ka pasur edhe në grupmoshat e reja.