Dutee Chand e Indisë ka kaluar disa ditë mjaft të errëta në vitet e fundit derisa ka luftuar për të garuar në atletikë me gjithë hiperandrogjenizmin e saj.
Por gjithë kjo u harrua me të fituar medaljen e argjendtë në Lojërat e Azisë, të dielën.
Chand, 22-vjeçare, nga Odisha, gjatë ka jetuar me hiperandrogjenizëm, një gjendje ku trupi prodhon nivel të lartë të testostereonit dhe për një vit ajo e kishte të pamundur të garonte në gara të Federatës Botërore të Atletikës (IAAF).
Ishte apeli i saj në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) që ndihmoi të largohej ndalesa e IAAF-së në vitin 2016 dhe të dielën ajo doli e dyta duke përfunduar vetëm dy të qindtat e sekondës prapa Edidiong Odiongut në garën 100 metra sprint... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)