Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Me numër rekord përfaqësuesesh, Azia rivendos objektivat në Botëror

Fitorja e Australisë ndaj Perusë në plejofin ndërkontinental këtë javë garantoi pjesëmarrjen e gjashtë përfaqësueseve nga konfederata aziatike në Kupën e Botës, duke ia dhënë kontinentit një mundësi për të përsëritur suksesin e vitit 2002, kur organizoi për herë të parë këtë ngjarje. Koreja e Jugut arriti në gjysmëfinale dhe Japonia u eliminua në 1/8 e finales kur bashkorganizuan turneun në vitin 2002, por Azia ka pasur përfaqësim të dobët në çdo edicion të Botërorin që nga atëherë. Në Botërorin e parë në Lindjen e Mesme, Evropa, me 13, do të jetë i vetmi kontinent me më shumë skuadra të përfaqësuara.

Katari si organizator i Botërorit që nis më 21 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor të këtij viti, ka shtuar katër vende të zakonshme automatike të Azisë që pas kualifikimeve u plotësuan nga Arabia Saudite, Japonia, Irani dhe Koreja e Jugut.

“Kjo është me të vërtetë koha e Azisë dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të nënvizuar këtë festë sesa me kualifikimin e gjashtë skuadrave që është numër rekord në Kupën e Botës për herë të parë në historinë tonë”, tha presidenti i Konfederatës së Futbollit të Azisë, Sheikh Salman bin Ibrahim Al Khalifa. Ai shpreson se viti 2022 do të tregojë një përmirësim të dukshëm nga performanca e ekipeve të Azisë në Botërorin e mbajtur para katër vjetëve në Rusi. Me pak më shumë se pesë muaj për fillimin e Botërorit “Katari 2022”, sinjalet janë të përziera. Japonia po formohet si shpresa më e mirë dhe më e madhe e Azisë. Një humbje e ngushtë 1:0 në shtëpi ndaj Brazilit më 6 qershor u shoqërua mes fitoreve 4:1 ndaj Paraguait dhe Ganës. Të martën, megjithatë, futbollistët e përzgjedhësit Hajime Moriyasu humbën 3:0 në shtëpi nga Tunizia.

“Rezultati ishte zhgënjyes”, tha Moriyasu, por ai shtoi se miqësoret ia kishin dhënë atij një mundësi për të provuar formacione të ndryshme. “Kjo do të ndihmojë në të ardhmen dhe unë do ta përdor këtë si një trampolinë për t'u përmirësuar”.

Japonia e nis dhe e përfundon Grupin E kundër Gjermanisë dhe Spanjës me ndeshjen që e luan në mes ndaj Kosta Rikës, e cila mposhti Zelandën e Re të martën për të siguruar vendin e fundit për pjesëmarrje në Katar. Arabia Saudite përfundoi mbi Japoninë dhe Australinë në kualifikime, por humbi në fillim të këtij muaji nga Kolumbia dhe Venezuela, dy skuadra që nuk u kualifikuan nga Amerika e Jugut. Kjo e lë lojën hapëse të Arabisë Saudite në Grupin C kundër Argjentinës të duket tejet e vështirë.

Edhe Katari organizon Kupën e Azisë me synim për ta rritur ndikimin në futboll Sport Katari organizon Kupën e Azisë me synim për ta rritur ndikimin në futboll

“Lojtarët janë të lodhur pas një sezoni të gjatë dhe trajneri Herve Renard ka provuar strategji të ndryshme në këto miqësore dhe ne shpresojmë të përfitojmë nga kjo”, tha presidenti i Federatës së Arabisë Saudite, Yasser Al-Mishael.

Sauditët planifikojnë të kenë edhe gjashtë apo shtatë miqësore të tjera.

“Kampi stërvitor i shtatorit do të fokusohet në korrigjimin e gabimeve dhe përgatitjen për Kupën e Botës”, shtoi ai.

Irani duhet të përballet me Anglinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsin në Grupin B, por ndeshja e vetme e ekipit që nga sigurimi i kualifikimit ishte ndaj Algjerisë në Doha të hënën dhe përfundoi me një humbje 2:1. Përfaqësuesja e Katarit, që nuk është paraqitur kurrë më parë në Kupën e Botës, nuk ka pasur fare ndeshje ndërkombëtare gjatë këtij muaji. Australianët kanë pasur një formë luhatëse. Pasi fituan 11 ndeshje kualifikuese radhazi në raundin e dytë dhe fillimin e raundit të tretë të kualifikimeve aziatike, Australia vetëm një fitore në shtatë ndeshje për të përfunduar e treta në grupin e saj.

Ata mundën Emiratet e Bashkuara Arabe 2:1 në një plejof aziatik javën e kaluar. Gjashtë ditë më vonë në të njëjtin stadium në Katar të hënën, Australia u kualifikua në Botëror për të pestën herë rresht pasi mposhti Perunë, ekipin e vendit të pestë në Amerikën e Jugut, 5:4 pas penalltive.

Shpërblimi është një vend në Grupin D dhe ndeshjet kundër kampionit në fuqi të botës, Francës, pastaj Tunizisë dhe Danimarkës. Koreja e Jugut, që do të paraqitet në Kupën e Botës për herën e dhjetë rresht, e filloi grumbullimin e saj me një humbje 5:1 ndaj Brazilit në Seul më 2 qershor. Rezultatet u përmirësuan pasi e fituan Kilin 2:0, barazuan 2:2 me Paraguain dhe më pas u mundën nga Egjipti 4:1.

Edhe Përfaqësueset arabe synojnë shpërthimin në Katar Sport Përfaqësueset arabe synojnë shpërthimin në Katar

Koreja e Jugut, që e mposhti Poloninë, Portugalinë, Italinë dhe Spanjën në një ecuri të jashtëzakonshme deri në gjysmëfinale të Botërorit 2002, do të luajnë në Grupin H kundër Uruguait, Portugalisë dhe Ganës në Katar.

“Gjëja më pozitive për t’u marrë këtë muaj është mënyra se si lojtarët reaguan kundër Kilit pas humbjes nga Brazili dhe se si u kundërpërgjigjën nga disavantazhi 2:0 ndaj Paraguait”, tha trajneri i Koresë së Jugut, Paulo Bento. “Ne kemi ende punë për të bërë deri në nëntor”.