Një periudhe të vështirë të përfaqësueses së Kosovës në futboll po i vjen fundi. Prejse ka nisur me kualifikime, Kosova vetëm ka udhëtuar. Ka udhëtuar për në Shkodër për ndeshjet si vendase dhe natyrisht në vendet e ndryshme evropiane për ndeshjet si mysafir.
Prejse ka nisur me kualifikime, në shtator të vitit të kaluar, Kosova nuk e ka luajtur asnjë ndeshje miqësore. Tani Kosova u kthehet miqësoreve. Dhe çka është më me rëndësi do të luajë në vend, në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë, ku u shkrua një "copë" e rëndësishme e historisë së futbollit kosovar, shkruan sot Koha Ditore.
Ndonëse në shumë llogari e analiza për Kosovën, fillim i saj merren ndeshjet kualifikuese, historia e përfaqësueses është shumë më e gjatë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Përfaqësuesja kthehet në “Adem Jashari” vetëm për miqësore
-
“Miqësorja me Haitin” – ndeshja historike që kthen në kujtesë entuziazmin dhe dështimet e mëvonshme
-
“Çmenduria” e tifozëve, forcë për përfaqësuesen
-
Kosova kërkon fitore për një fillim të ri
-
Ëndrra për kualifikim në një ngjarje të madhe nisi 12 vjet më parë