Me disponim të mirë futbollistët e Kosovës e nisën dhe e mbyllën stërvitjen e fundit përgatitore për ndeshjen miqësore kundër Letonisë.
Me të njëjtin disponim shpresojnë të jenë edhe pas ndeshjes që zhvillohet (sot) nga ora 19:30 në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Është miqësorja e parë e Kosovës pas ciklit kualifikues për kampionatin botëror “Rusia 2018”, cikël në të cilin dëshpëroi Kosova duke e mbyllur me një barazim dhe nëntë humbje.
Fitorja ndaj Letonisë, sipas trajnerit Muharrem Sahiti, do të kthente vetëbesimin te futbollistët dhe opinioni kosovar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.