Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova e vendosur për fitore dhe spektakël

Pak shikues kishin dalë për ta përcjellë stërvitjen e parë të përfaqësueses së Kosovës në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas. Por ata pak tifozë - rreth 20 - patën çfarë të shihnin, mbi të gjitha angazhimin e lojtarëve për çdo top.

Presionin që e kishin në ndeshje eliminatore më nuk e kanë dhe kjo vërehej tek gjithsecili prej tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Qysh në stërvitjen e parë ata u shprehën të bindur se do të dalin fitues nga miqësorja kundër Letonisë, që zhvillohet më 13 nëntor në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë. Në fakt, fitoren thonë se e kanë obligim për zhgënjimin që ua kanë sjellë tifozëve gjatë eliminatoreve për Botërorin "Rusia 2018", ku u regjistruan nëntë humbje dhe një barazim.

15 prej 20 futbollistëve të ftuar do të luajnë për herë të parë në Kosovë. Kjo i bën ata edhe më të motivuar për të kërkuar fitoren, të parën pas një viti e gjysmë gati.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

Artikuj të ngjashëm