Përfaqësuesja e Kosovës pritet të organizojë ndeshje miqësore gjatë muajit nëntor në stadiumin olimpik “Adem Jashari”.
Gjasat për të organizuar miqësore pas tre vjetësh në Mitrovicë janë të mëdha, ka thënë për gazetën sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka theksuar se kushtet në stadiumin “Adem Jashari” tashmë janë ideale për organizim të miqësoreve, meqë testi siç thotë ai, u dha gjatë javës së shkuar, kur Trepça '89 e Prishtina luajtën ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve, përkatësisht Ligën e Evropës.
Renovimi i stadiumit “Adem Jashari” përfundoi pak ditë para se klubet kosovare të organizonin ndeshje për gara të nivelit kualifikues. Kosova ndeshjen e fundit miqësore në Mitrovicë e zhvilloi më 21 maj ndaj Turqisë, ndeshje të cilën e humbi 6:1.
Pas kësaj ndeshjeje, u vlerësua se stadiumi “Adem Jashari” nuk i plotëson kushtet më as për organizim të miqësoreve, meqë u dëmtua në mungesë të mirëmbajtjes... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Me kthim në “Adem Jashari”, Përfaqësuesja pret të kthejë edhe entuziazmin
-
Nisin punimet në “Adem Jashari”, stadiumi pritet të hapet në fillim të vitit 2026
-
FFK-ja mund të kërkojë nga UEFA të rilicencohet stadiumi që do të rinovohet
-
Për 15 muaj, “Adem Jashari” do të konkurrojë "Fadil Vokrrin"
-
FFK-ja në kërkim të trajnerit, stadiumit dhe kundërshtarit për mars