Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

McTominay ia siguron fitoren dramatike Man. Unitedit

Golat e Scott McTominayt në fundin e ndeshjes, ia kanë siguruar fitoren dramatike Manchester Unitedit që fitoi të shtunën në shtëpi kundër Brentfordit.

Ndeshja e xhiros së tetë e Premier Leagues angleze e zhvilluar të shtunën në “Old Trafford”, u mbyll me rezultatin 2:1.

Mathias Jensen në minutën e 26-të shënoi për Brentfordin.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë u shfaq McTominay, që shënoi dy herë brenda katër minutave.

Për barazimin e rezultatit, mesfushori McTominay shënoi në minutën e tretë të kohës shtesë, ndërsa katër minuta më vonë, realizoi për fitoren e madhe.

Thomas Strakosha në portë e kompletoi ndeshjen te mysafirët.

Edhe Unitedi shënon fitoren e dytë rresht Futboll Unitedi shënon fitoren e dytë rresht

Unitedi në tetë ndeshje ka 12 pikë, kurse Brentfordi mbetet me shtatë pikë.

VIDEO: