Mesfushori i Juventusit, amerikani Weston McKennie, ka gjasa të mëdha që gjatë afatit kalimtar të verës t’i bashkohet Atletico Madridit. “Mundo Deportivo” ka njoftuar se Juventusi është i gatshëm ta ofrojë McKennien në shkëmbim për sulmuesin Alvaro Morata.
Morata është i huazuar te Juventusi, ekip që ka opsionin e blerjes së kartonit të tij për 35 milionë euro. Megjithatë, duke parë se trajneri i Atleticos, Diego Simeone, është adhurues i McKenniet, Juventusi do ta ofrojë shkëmbimin e tij me Moratan.
McKennie është pjesë e Juventusit prej vitit 2029 dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë edicion 23-vjeçari ka shënuar katër gola në 28 paraqitje në të gjitha garat për ekipin italian.
Artikuj të ngjashëm