Transferimi i Manuel Locatellit, mund ta detyrojë Juventusin që ta shesë mesfushorin amerikan Weston McKennie, ka raportuar të enjten “Sky Sport Italia”.
Bëhet e ditur se Juventusi tashmë ka marrë shumë oferta nga jashtë për McKennien, i cili sezonin e shkuar pati paraqitje të mira për “Zonjën e Vjetër”.
22-vjeçari shënoi gjashtë gola dhe bëri tri asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat. McKennie iu bashkua Juventusit vitin e shkuar nga Schalke për 25 milionë euro. Ai ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2025.
Artikuj të ngjashëm