Mesfushori amerikan Weston McKennie, duhet t’i shënojë dhjetë gola këtë sezon për ta bindur Juventusin që ta mbajë në ekip.
“Calciomercato” ka raportuar të hënën se Juventusi tashmë ka njoftuar McKennien, i cili është i vendosur për ta dëshmuar veten te skuadra italiane.
Te Juventusi ende nuk janë të bindur në cilësitë e McKenniet, i cili ishte pranë largimit gjatë afatit kalimtar të verës.
23-vjeçari iu bashkua Juventusit vitin e shkuar nga Schalke për 25 milionë euro dhe me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë sezon, ai ka vetëm një paraqitje në Serie A, ndërsa edicionin e shkuar, shënoi gjashtë gola dhe bëri tri asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat.
Interesim tashmë për amerikanin kanë treguar Aston Villa e Evertoni.