Mesfushori amerikan Weston McKennie do të largohet nga skuadra e Juventusit, pasi nuk e ka bindur trajnerin Massimiliano Allegri.
Mediumet italiane, kanë raportuar të martën se McKennie nuk bën pjesë në planet e klubit dhe do të shitet para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Për ta lënë të lirë 22-vjeçarin, Juventusi po kërkon 30 milionë euro, pasi McKennie ka kontratë deri në vitin 2025.
Interesim për transferimin e tij, tashmë kanë treguar Tottenhami, Evertoni dhe Aston Villa. Amerikani iu bashkua Juventusit vitin e shkuar nga Schalke dhe sezonin e kaluar shënoi gjashtë gola e bëri tri asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm