Presidenti i serisë më të madhe të arteve marciale të përziera (MMA), UFC, Dana White, është duke u munduar të arrijë marrëveshje me superyllin irlandez Conor McGregor, por ka thënë se ka gjasa që ai të mos luftojë më në kafaz.
McGregor nuk ka luftuar në UFC që nga fitorja me nokaut ndaj Eddie Alvarezit në nëntor të vitit 2016, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe me McGregorin tash një prej sportistëve më të paguar në planet pas meçit luksoz të boksit kundër Floyd Mayweather Jr. më herët këtë vit, White ka sugjeruar se ka mundësi që koha e McGregorit në UFC të ketë mbaruar.
Duke folur nga selia e UFC-së në Las Vegas, White ka thënë: "Conor mund të mos luftojë më. Ai djalosh ka fituar 100 milionë dollarë nga një përballje boksi. Unë njoh persona që kanë bërë shumë më pak se kaq, kanë qenë juristë dhe kanë shkuar në shkollë gjithë jetën".
White dhe UFC është e kuptueshme se po interesohen për të nënshkruar me McGregorin për një kontratë të re për të luftuar. Irlandezi është ylli më i madh në histori të UFC-së. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.