Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbyllet pjesa e parë pa gola në Madrid

Pjesa e parë e ndeshjes mes Atletico Madridit dhe Manchester Cityt është mbyllur pa gola të mërkurën.

Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Wanda Metropolitano” dhe është e kthimit në kuadër të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve.

Përkundër dominimit që e pati gjatë pjesës së parë, skuadra e Cityt nuk arriti ta zhbllokojë rezultatin. Në fakt, rastin më të mirë e lëshoi Ilkay Guendogan që e goditi shtyllën në minutën e 32-të.