Atletico Madridi përballet me Arsenalin nga ora 21:00 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsenali zhbllokon rezultatin
Arsenali e ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.
Viktor Gyokeres shënoi nga penalltia për 1:0 në minutën e 44-t.
Arsenali ankohet te UEFA
Arsenali ka qenë i pakënaqur dhe ka shprehur pakënaqësi te UEFA, kanë shkruar mediumet angleze të mërkurën në mbrëmje, pak para se të niste ndeshja gjysmëfinale e Championsit mes Atletico Madridit dhe Arsenalit.
Skuadra angleze është ankuar se bari në terrenin e stadiumit “Metropolitano” është më i gjatë se në kushte normale.
Zyrtarë të Arsenalit nuk kanë qenë të kënaqur me këtë.
“Tek Arsenali e kanë pyetur UEFA-n për ta matur gjatësinë e barit. Nuk ishin të kënaqur, kanë menduar se ka qenë Simeone ai i cili ka dashur ta krijojë këtë. Më pas, UEFA tha që jo, bari ka gjatësi 26 mm. Limiti është 30 mm, shkon prej 21 mm deri në 30 mm. Nga UEFA kanë thënë se është 26 mm dhe është e njëjta gjatësi kur Barcelona ka luajtur këtu”, ka deklaruar Guillem Balague për CBS Sports.
Ende pa gola në “Metropolitano”
Kanë kaluar 15 minuta lojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes Atletico Madridit dhe Arsenalit.
Pati raste për shënim, por jo edhe gola.
Publikohen formacionet e ndeshjes Atletico Madrid – Arsenal
Janë bërë publike formacionet e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Atletico Madridit dhe Arsenalit.
Trajneri i Atleticos ka vendosur të paraqitet me formacionin 4-4-2, kurse Mikel Arteta i Arsenalit do të paraqitet me formacionin 4-3-3.
Ndeshja Atletico Madrid – Arsenal luhet sonte nga ora 21:00 në “Metropolitano”.
Është ndeshja e parë gjysmëfinale e Championsit.
Ndeshja kthyese luhet të martën e ardhshme në Londër.
