Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbrojtësi i majtë ruan portën e Komorosit në Kupën e Afrikës

Chaker Alhadhur do të qëndrojë në portë te Komorosi në ndeshjen ndaj Kamerunit, që fillon në ora 20:00. Është kjo ndeshje e një të tetës së finales së Kupës së Afrikës në futboll. Alhadhur është mbrojtës i majtë, por sonte është zhvendosur në portë, në mungesë të një portieri te Komorosi.

Komorosi për herë të parë luan ndeshje të fazës nokaut në Kupën Afrikane. 30-vjeçari Alhadhur do ta ketë përballë golashënuesin më të mirë të Kupës së Afrikës, Vincent Aboubaker. Komorosi për herë të parë luan në Kupën Afrikane, ndërsa është ishull me më pak se 900 mij banorë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy prej portierëve të Komorosit mungojnë për shkak të koronavirusit, ndërsa një tjetër është i lënduar. Te Komorosi kanë shpresuar se Ali Ahamada do të qëndroi në portë, pasi pranoi rezultat negativ në testimin e bërë të hënën. Por gjashtë orë para ndeshjes, Konfederata afrikane ka konfirmuar se ky portier nuk i përmbush protokollet e kërkuara. Komorosit i mungon edhe trajneri Amir Abdou.