Sport

Kupa e Afrikës në raundin nokaut me shumë befasi

Kupa e Afrikës do të hyjë në fazën nokaut, pas përfundimit të fazës së grupeve që dhuroi paraqitje të mira të skuadrave por edhe shumë befasi.

Nikoqiri i turneut, Kameruni, është prej skuadrave favorite për ta fituar gjithë garën, por përfaqësueset si Komorosi, Guinea Ekuatoriale dhe Gambia, ishin befasia e këndshme deri tani.

Guinea Ekuatoriale fitoi 1:0 kundër kampiones në fuqi Algjerisë, ndërsa Komorosi triumfoi 3:2 kundër Ganës në këtë javë. Ishin prej rezultateve më befasuese në gjithë historinë e kësaj gare, pasi eliminuan dy favoritë të mëdhenj për të triumfuar.

12-të ndeshjet e para të fazës së grupeve përfunduan me rezultatin 1:0.

Pesë gola nga sulmuesi Vincent Aboubaker udhëhoqi Kamerunin drejt fitimit të grupit. Nëse e eliminon edhe Komorosin, Kameruni do të luajë kundër Gambisë apo Guinesë.

Ballafaqimi Bregu i Fildishtë – Egjipti në Yaounde të mërkurën, vlerësohet si takimi më i fortë i raundit të 16-të skuadrave më të mira.

Fituesi i tyre do të takohet me Marokun apo Malaëin në fazën e tetë më të mirave të turneut.

Nigeria është skuadra e vetme që avancoi nga faza e grupeve me bilanc të qind për qindtë dhe përballë do ta ketë Tunizinë që humbi nga Gambia të enjten në një tjetër rezultat befasues, por nuk i pati 10-të lojtarë të cilët ishin të infektuar me koronavirus.

Senegali para nisjes së garës u vlerësua si favorite nga njohës të turneut. Por, Senegali, në mënyrë të jashtëzakonshme, e fitoi Grupin B pavarësisht se e shënoi vetëm një gol. Një penallti të kohës shtesë në ndeshjen e parë kundër Zimbabwesë, të cilën e konvertoi në gol Sadio Mane.

Në ditët e fundit, Senegali i la prapa problemet me Covid-19 dhe tani më e fortë sa i përket grupit të lojtarëve, do të duhet ta eliminojë Kepin e Gjelbër të martën.

Ndeshja e fundit e 1/8 së finales do të jetë ajo ndërmjet Burkina Fasos dhe Gabonit në Limbe të dielën.