Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Komorosi fiton zemrat e tifozëve të futbollit

Shumë njerëz kanë kuptuar për Komorosin të hënën mbrëma përmes futbollit. Ishulli i vogël me rreth 850 mijë banorë, për herë të parë garoi në Kupën e Afrikës në futboll dhe ka pasur paraqitje të denjë. Komorosi në një të tetën e finales kaloi si i treti në grupin C, ndërsa la në vend të katërt Ganën.

Ndeshjen e raundit nokaut e luajti të hënën mbrëma, ndërsa përballë e kishte favoritin, Kamerunin, që edhe e organizon Kupën e Afrikës. Komorosi e luajti gjithë ndeshjen me një mbrojtës në portë. Tre portierët munguan për shkak të koronavirusit (dy) dhe lëndimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sikur kjo të mos mjaftonte, Komorosi në minutën e gjashtë mbeti me një lojtar më pak në fushë. Në pjesën e dytë Komorosi shënoi golin më të bukur të kampionatit. U mbajt në lojë deri në fund, por kjo përfaqësuese ka bërë krenar gjithë vendin.