Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aboubakar i pandalshëm në Kupën e Afrikës

Vincent Aboubakar ka shënuar njërin prej golave në fitoren 2:1 të Kamerunit ndaj Komorosit, në një të tetën e finales në Kupën e Afrikës. Për 30-vjeçarin ishte goli i gjashtë në këtë edicion të Kupës Afrikane. Ai pesë gola i kishte shënuar në fazën grupore.

Aboubakar është bërë lojtari i parë që nga viti 1998 që ka shënuar më shumë se pesë gola në një edicion të Kupës së Afrikës.

Ky sulmues luan për skuadrën Al Nassr në Arabinë Saudite.

Artikuj të ngjashëm