Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbrojtësi i Bayernit, Sule, me koronavirus

Bayern Munichu ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Niklas Sule është i prekuri i radhës me koronavirus në klub.

Lojtari është izoluar në shtëpi, ndërsa ndihet mirë, ka bërë të ditur klubi gjerman.

“Nikas Sule ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Lojtari është i izoluar në shtëpi dhe ndihet mirë”, bënë të ditur klubi gjerman.

Sule do të mungojë në ndeshjen e ardhshme në Champions, që Bayerni e luan në udhëtim te Salzburgu.