Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Izolohen pesë futbollistë te Gjermania

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Niclas Suele është infektuar me COVID-19, pavarësisht se i ka marrë të dy dozat e vaksinave.

Mbrojtësi i Bayernit nuk ka shfaqur simptoma, megjithatë menjëherë janë marrë të gjitha masat, për të shmangur mundësinë që infeksioni të përhapet.

Ndërkohë, janë izoluar edhe katër futbollistët Serge Gnabry, Jamal Musiala, Joshua Kimmich dhe Karim Adeyemi që konsiderohen si persona kontakti.

Stafi teknik vendosi që stërvitja e së martës të mos zhvillohet në fushë, sipas programit, por në mënyrë individuale në ambientet e hotelit.

Gjermania dy ndeshjet e fundit për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022” i luan ndaj Lihtenshtajnit dhe Armenisë.