Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbledhësit e parë të topave në “US Open” punonin për 2.20 dollarë në orë

Vëllezërit McEvily, Tomi dhe Richi ishin mbledhës të topave në turneun e parë Grand Slam "US Open" në epokën profesioniste të tenisit, më 1968.

“Ishte puna më e mirë që kemi pasur ndonjëherë”, rikujton Tom McEvily tash 67-vjeçar dhe president i një kompanie të sigurimeve në White Plains. “Ne u paguanim 2.20 dollarë në orë për të shikuar lojtarët më të mirë në botë duke garuar mes vete. Ishte e jashtëzakonshme”.

Në atë kohë McEvily ishte pjesë e programit të tenisit “Fordham Prep” në Bronx.

Për dy dekada ky program dërgoi lojtarët në “US Open” për të punuar si mbledhës të topave, duke kryer një punë me pagë minimale në një fantazi të madhe për tinejxherët në dashuri me lojën... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)