Interi nuk do të lejojë largimin e Lautaro Martinezit gjatë këtij afati kalimtar.
Klubi zikaltër ka refuzuar një ofertë nga skuadra e Tottenhamit për argjentinasin.
Drejtuesit e klubit italian dëshirojnë ta mbajnë sulmuesin pas largimit të Romelu Lukakus. Edhe menaxheri i lojtarit Alejandro Camano ka bërë të ditur se Martinez do të mbetet te skuadra e Interit. Por sipas mediave italiane Interi po synon të përforcohet edhe me një sulmues.
Edin Xheko thuhet se ka arritur marrëveshje personale me drejtuesit e klubit të Interit.