Skuadra e Interit ia ka bërë me dije sulmuesit Lautaro Martinez senllogarit në shërbimet e tij edhe për edicionin e ri.
Është trajneri Simone Inzaghi që e sheh argjentinasit si lojtar të rëndësishëm për sezonin e ri.
Pavarësisht ardhjeve të reja që pritet të vijnë, Romelu Lukakut dhe Paulo Dybalas, argjentinasi do të mbetet tek Interi.
Martinez edicionin e shkuar ishte golashënuesi më i mirë te klubi italian duke realizuar 21 gola në 31 paraqitje në Serie A.