Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe: Refuzova Arsenalin

Kylian Mbappe ka konfirmuar se gjatë verës refuzoi mundësinë për t’u transferuar tek Arsenali.

18-vjeçari shkëlqeu sezonin e kaluar te Monaco kur realizoi 26 gola në të gjitha garat, derisa sivjet u transferua te Paris Saint-Germaini në formë huazimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbappe konfirmoi se ka pasur bisedime me Arsene Wengerin, por opsioni kryesor për të ishte PSG-ja.

“Po, u takova me Arsene Wengerin, i cili është trajner i madh. Ai ka reputacion këtu në Francë, është i respektuar dhe njihet për zhvillimin e lojtarëve të rinj. Ky ishte opsion real për mua. Por, natyrisht, Paris Saint-Germaini ishte opsioni kryesor”, ka thënë Mbappe për The Telegraph.

PSG-ja duhet të paguajë 180 milionë euro për transferimin permanent të Mbappes në verën e ardhshme.