Kylian Mbappe përfundimisht ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë kur edhe i skadon kontrata.
Mediumet franceze kanë raportuar të enjten se Mbappe ka refuzuar edhe ofertën e fundit të Parisit duke bërë me dije se nuk do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ardhshëm. Në ofertën e fundit, PSG-ja i ka kërkuar Mbappes të firmos kontratë edhe për dy vjet por i ka premtuar se do ta lë të largohet pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Megjithatë, francezi nuk ka pranuar. Kjo është oferta e tretë që Mbappe e refuzon pasi thuhet se ai tashmë ka arritur marrëveshje me Real Madridin.
Sulmuesi 23-vjeçar është pjesë e Parisit prej vitit 2018 dhe këtë sezon ka 22 gola e 16 asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat.