Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe nuk humb kohë, kthehet në stërvitje te PSG-ja

Vetëm tri ditë pas shënoi “hat-trick” në finalen e Kupës së Botës “Katari 2022”, sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe është bashkuar në stërvitje me Paris Saint-Germainin.

Mbappe i është bashkuar Parisit më herët në stërvitje, pasi dëshiron të jetë në formë për pjesën e mbetur të sezonit aktual.

Madje, ai nuk ka shkuar as në pushime pas ngarkesës që e pati në Katar, ku Franca i luajti shtatë ndeshje dhe u mposht në finale nga Argjentina me penallti.

Në shtatë ndeshje të luajtura, Mbappe shënoi tetë gola për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i turneut.

Parisi rikthehet në fushë me 28 dhjetor kur do të përballet me Stasbourgun në kuadër të kampionatit të Francës.