Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe nuk do të largohet nga PSG-ja

Presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi, ka hequr dilemat nëse Kylian Mbappe do të largohet në vitin 2023. Ai ka thënë se është i kënaqur që Mbappe ka nënshkruar kontratë të re dhe se sulmuesi është i lumtur që është pjesë e projektit të PSG-së.

“Kyliani ka nënshkruar një marrëveshje të re me PSG-në disa muaj më parë dhe është i lumtur që është pjesë e projektit të PSG-së. Mos harroni se PSG nuk ka humbur asnjë ndeshje të vetme këtë sezon”, ka thënë presidenti i PSG-së.

Sulmuesi 23-vjeçar me PSG-në ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Ai ka shënuar 12 gola në 14 ndeshje në Ligue 1, ndërsa shtatë gola i ka realizuar në Ligën e Kampionëve.