Kylian Mbappe i ka bërë të ditur Paris Saint-Germainit se e ardhmja e tij nuk do të jetë te klubi francez.
Sulmuesi 20-vjeçar i ka kaluar dy sezone te PSG-ja dhe ka kontratë me francezët deri në vitin 2022, transmeton KTV.
Real Madridi ka qenë klubi më i interesuar për yllin francez, dhe situata e krijuar së fundmi mund t’i shkojë për shtati gjigantit spanjoll dhe evropian.
Mbappe është njëri prej futbollistëve më të paguar te PSG-ja, dhe sipas “Marcas”, Reali nuk është i gatshëm të garojë me parisienët në këtë drejtim.
Megjithatë, gazeta spanjolle shkruan tutje se paratë nuk janë primare për motivimin e Mbappes, pasi ai kërkon trofe dhe çmime.
Mbappe shënoi 33 gola dhe dhuroi shtatë asistime në 29 paraqitje në elitën e futbollit francez në sezonin e kaluar, ndërsa shtoi katër gola e pesë asistime në tetë ndeshje si titullar në Ligën e Kampionëve.