Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, vazhdon ta lërë të hapur mundësinë e kalimit te skuadra e Real Madridit, raportojnë të enjten mediumet spanjolle.
Raportohet se kalimi i Mbappes te skuadra madrilene do të jetë edhe më i mundshëm nëse PSG-ja nuk arrin ta eliminojë Barcelonën në Ligën e Kampionëve. Për Mbappen Real Madridi ka qenë i interesuar edhe më herët, ndërkohë për francezin ka pasur interesime edhe nga klubet e tjera evropiane.
21-vjeçari u bë pjesë e PSG-së në vitin 2018 dhe kontrata i skadon në vitin 2022. Në 16 paraqitje këtë sezon me skuadrën franceze ka realizuar 13 gola e 8 asistime. Barcelona dhe PSG-ja do të takohen në 1/8 e finales së Championsit, ku fituesi pas dy ndeshjeve do të kualifikohet në çerekfinale.