Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe largohet nga PSG-ja

Sulmuesi Kylian Mbappe do ta kërkojë largimin nga Paris-Saint Germaini, nëse ekipi francez eliminohet në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, ka njoftuar “FootMercato” të enjten.

Bëhet e ditur se Mbappe u ka bërë me dije krerëve të klubit se nuk do të jetë pjesë e Parisit sezonin tjetër në rast të dështimit këtë sezon në Champions. Mësohet se Mbappe po dëshiron të shkojë larg në Ligën e Kampionëve dhe për këtë arsye ka kushtëzuar klubin.

Ai do të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Bayernit që luhet në Paris javën tjetër, por pritet të jetë gati për të kthimit në Munich. 24-vjeçari ka shënuar 25 gola në 26 ndeshje këtë sezon, ndërsa me PSG-në ka kontratë deri në vitin 2025.