Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe kërkon transferimin e Bernardo Silvas

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, kërkon transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Bernardo Silva. Kështu ka raportuar “Calciomercato” të enjten.

Mbappe ka kushtëzuar vazhdimin e kontratës me afrimin e disa futbollistëve të tjerë. Në mesin e kërkesave të sulmuesit francez është edhe Silva. Mbappe ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Edhe Silva me Cityn deri në vitin 2025. Portugezi 28-vjeçar sezonin aktual me fanellën e Cityt ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 29 ndeshje.