Falë zgjatjes së kontratës së tij të re trevjeçare me Paris Saint-Germainin, Kylian Mbappe është kthyer në listën e lojtarëve me vlerën më të lartë financiare në tregun e transferimeve. Vlera e tij është rritur në 26 milionë euro.
Kampioni francez i botës tejkaloi liderin e mëparshëm dhe fituesin e fundit të Ligës së Kampionëve, Vinicius Junior. Braziliani ka vlerën e 185 milionë eurove, ndërsa sulmuesi i ri i Manchester Cityt, Erling Haaland, është vlerësuar me 153 milionë euro.
Lista e re është postuar të martën nga sajti i specializuar për vlerësimin e tregut “football-observatory.com”. Klubet e Premier Leagues angleze dominojnë në renditje me 41 lojtarë në 100 më të vlerësuarit.